Indietro

Kursimi i energjisë/ Rritet kërkesa për panelet fotovoltaike, “Smart Life”, pikë riferimi në Ballkan

Me synimin e qartë për tu bërë një pikë referimi jo vetëm për Shqipërinë por gjithë Ballkanin,”Smart Life Group” është kompania italiane që ofron me standardet më të larta teknologjinë dhe cilësinë më të mirë në instalimin e paneleve fotovoltaike të cilat po përqafohen nga shumë biznese shqiptare për kursimin e energjise elektrike. Ceo i kesaj kompanie Daniele Cairo,sqaron se

“Smart Life Group” vjen në Shqipëri jo vetëm me panelet fotovoltaike, por edhe me shërbime të tjera të cilat lidhen drejtperdrejte me eficiencën e energjisë

Objektivat e Smart Life Group :
Synimi kryesor të jetë pikë referimi për shpërndarjen e Energjisë së Rinovueshme,eficencën e energjisë per instalatorët,konstruktorët dhe për kontratat publike.

Pikat tona te forta janë :

  • Kompetenca,
  • Serioziteti
  • Besueshmeria dhe mbi të gjjtha me nje pikë referimi unik mund te marrësh më shumë shërbime.

Partneriteti:
Ne kemi bashkëpunuar me disa biznese të mëdha: me Anisa&Noemi,jemi duke punuar me Ujin Lajthiza në Pukë dhe në Tiranë,me Coca Cola përmes marrëveshjes që kemi bërë prej një viti dhe me impiante te tjerë ne fazë përfundimtare.

Shërbimet e tjera që ofrojmë janë eficenca energjetike me pompa te nxehtësisë dhe ofrojmë 360 gradë për klientët për të përmirësuar aspektin energjetik me ndricim dhe projekte Smart City dhe gjithcka tjetër që ka të bëjë me energjinë elektrike.

Translate »